Fifi publikon projektin e ri muzikor – bashkon forcat me DJ PM dhe DJ Dagz


March 06, 2022 - 150 views

Këngëtarja, Fifi, emri i vërtetë i të cilës është Filloreta Raçi, ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri muzikor me DJ PM dhe DJ Dagz, të titulluar – “Hana”.

“Hana” është kënga të cilën artistja e ka publikuar edhe me video klip të xhiruar nga kompania, Imagine, ndërsa në rolin e protagonistit është paraqitur DJ Dagz, por jo edhe pjesë e të cilit është DJ Dagz, por jo edhe DJ PM.

Për tekstin e projektit u kujdes Fifi, ndërsa miksimi dhe masterizimi nga Avaxus, teksa producent i këngës është Fatjon Miftari, në kitarë luan Astrit Stasfai e në kavall, Gent Hoxha.

Treshja e kanë publikuar tashmë projektin në YouTube, ndërsa i njëjti pritet të shënojë suksesin e radhës, marrë parasysh vëmendjen e madhe që të tre artistët kishin së fundmi.

Fifi, DJ Dagz dhe DJ PM kishin qenë pjesë e formatit “Big Brother Albania VIP”, dhe ishin komentuar pafund për aventurën e tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Pas një sërë situatash dramatike të krijuara brenda shtëpisë dhe ndikimit të tyre në shëndetin mendor, yll i hitit “Marova”, kishte vendosur që të largohet nga shtëpia me dëshirën e saj.

Ndërkohë, DJ PM dhe DJ Dagz, janë eliminuar nga spektakli me votat e publikut nga nominimet javore.

Aventurën e DJ-ve kosovarë e kishte bërë më interesante lindja e romancave brenda shtëpisë – kësisoj, PM u lidh me Sarah Hoxhën, ndërsa DJ Dagz me finalisten, Einxhell Shkirën.

Gjithsesi, për Fifin, ky projekt pason këngën “Diell”, të publikuar vetëm në formën e demos, e që aktualisht numëron plot 16 milionë klikime në platformën, YouTube.

Pos, si këngë, “Diell” është pëlqyer edhe për mënyrën e frymëzimit, pasi që tashmë dihet që artisja nga Kosova, e kishte shkruar atë përgjatë kohës sa ishte e mbyllur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri – “Big Brother Albania VIP”.

 /Albanianpost.com

Comments(0)

Log in to comment