March 06, 2022 - 4776 views
Këngëtarja Ronela Hajati nesër do të publikojë versionin përfundimtar të këngës “Sekret”, me të cilën përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision 2022”.
Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja krahas një fotografie që ka postuar sot në Instagram.
Ajo ka treguar se kënga do të publikohet në ora 16:00.
“Mezi po pres. Nesër ‘Sekret’ në versionin final”, ka shkruar Ronela.
Comments(0)